Al Bano dhe Romina vendosin paqe mes tyre, bashkë më 5 gusht

Mediale Vip

Al Bano dhe Romina vendosin paqe mes tyre, bashkë më 5 gusht

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 12:36

Sipas të përjavshmes italiane “Gente”, bëhet e ditur se këngëtari Al Bano dhe ish bashkëshortja e tij e partnerja në skenë, Romina, do të jenë bashkë në një koncert në Perelada, në Spanjë, më 5 gusht.

“Do të këndojmë “Felicità”, pasi sot, ashtu si shumë vite më parë, kjo këngë ka kuptim për ne. Nuk po e bëjmë në mënyrë të sforcuar. Tensioni që ekzistonte mes nesh tashmë është zhdukur. Ajri që marr tani është më i pastër dhe kurativ. Do të nis një jetë dhe marrëdhënie të re me ish bashkëshorten time”, ka thënë Al Bano.

Ai ka vijuar duke u shprehur se është një kapitull i ri, i cili nis me paqe dhe me vetëdije mbi të shkuarën e hidhur. “Tani fëmijët tanë janë të lumtur dhe ajo nuk më shikon më si armik, përkundrazi”, ka thënë këngëtari.

I pyetur mbi mundësinë për tu kthyer sërish bashkë në festivalin e Sanrremo-s, ai është shprehur: “Të rikthehemi bashkë në një skenë është shumë nostalgjike për të dy, pasi kemi përjetuar dashuri të pastër, unike dhe të papërsëritshme. Sanrremo ka qenë për ne për vite me radhë, një nga gjërat më të bukura. Nuk e di se çfarë do të bëjmë më vonë. Kam shumë respekt për atë event dhe nuk dua të shndërrohet në një formë marketingu”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat