Aretha Franklin dëbohet nga fast-foodi

Mediale Vip

Aretha Franklin dëbohet nga fast-foodi

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 12:09

“Respect” këndonte Aretha Franklin në vitet ‘60. Por, respekti duket se i ka munguar nga punonjësi i një fast food-i që e ka përzënë sepse vendosi të hajë një hamburger brenda dyqanit pasi kishte porositur ta merrte me vete ushqimin duke thyer rregullat e “take-out”.

Sipas zëdhënësit të legjendës së “soul”-it, ngjarja ka ndodhur në “fast-food”-in e Johnny Rockets në Kanada, pasi artistja kishte përfunduar një koncert. Franklin kishte porositur ushqimin për ta marrë me vete, por në momentin e fundit ka vendosur që të ulet në një tavolinë.

Punonjësi ka kundërshtuar vendimin e saj dhe i ka bërtitur që të largohej duke mos e njohur divën e muzikës.

“Ishte joprofesionale, një sjellje brutale. Më pas stafi i “fast-food”-it i ka kërkuar falje këngëtares për sjelljen e punonjësit të ri”, thotë zëdhënësi i Aretha Franklin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat