Beyonce i këndon tradhtisë

Mediale Vip

Beyonce i këndon tradhtisë

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 22:47

Këngëtarja Beyonce në vazhdim të turit të saj muzikor “On the run” , këtë herë ishte në Chicago.

Popstari u shfaq në skenë më në formë se asnjëherë dhe këndoi hitet e saj ndër vite, disa prej të cilave janë në duet me bashkëshortin e saj Jay Z.

Por mediave duket se nuk i kanë shpëtuar disa detaje, të cilat të bëjnë të dyshosh për marrëdhënien mes çiftit.

Gjatë këndimit u vu re që Beyonce ndryshonte tekstin dhe i këndonte tradhtisë. Nuk dihet nëse këto improvizime ishin spontane ose të menduara mirë më parë nga ana e saj.

Më tej është vërejtur se Beyonce dhe Jay Z mezi flisnin me njëri-tjetrin në skenë, dhe kontakti i tyre fizik në koreografi ishte thuajse i ngrire.

Spekulimet thonë se ata do të ndahen pas përfundimit të turneut, ku pas çdo koncerti shifrat e fitimit për artistët vlerësohet të arrijë 5 milion dollarë, duke e kthyer kështu në çiftin më të pasur të këngëtarëve.

E megjithatë pak rëndësi ka nëse këto thashetheme janë të vërteta ose jo, njerëzit prapë vazhdojnë t’i shijojnë performancat e tyre. Ndër mijëra adhurues të muzikës së tyre renditet dhe familja Obama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat