Statham nuk është thjesht aktori që njohim

Mediale Vip

Statham nuk është thjesht aktori që njohim

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 09:37

Aktori anglez, Jason Statham, është duke ndërtuar vend në grupin e legjendave të filmave aksion, mirëpo e kaluara e tij nuk është e kufizuar vetëm në aktrim

Ai është rritur me ish-futbollistin dhe aktorin, Vinnie Jones, i cili e përfshiu në botën e futbollit dhe me këtë sport u mor nga mosha 11 vjeçare. Megjithatë, ajo që e joshte më shumë nga sportet ishte zhytja. Këtë pasion Statham e perfeksioni dhe ishte pjesë e ekipit kombëtar anglez të zhytjes për 12 vite.

Ai madje mori pjesë në garat ‘Commonwealth Games’ në vitin 1990. Sporti i ndihmoi që të angazhohej në modelim për të reklamuar veshje sportive dhe më pas i ra në sy regjisorit Guy Ritchie, i cili e përfshiu në filmat e tij, ndërsa dalëngadalë ai u ngrit dhe u bë aktori që sot e njohim. Kritikët madje e quajnë si heroi i fundit i vërtetë i filmave aksion, pas legjendarëve, si Sylvester Stallone, Arnold Schwarzenegger, Bruce Willis etj.

Njëherësh, ai i praktikon edhe artet marciale dhe skenat e të fortit në filma i bën vet. Statham nuk i ka punët keq as në jetën romantike. Ai ka qenë për shtatë vjet në lidhje me modelen Kelly Brook, me të cilën u nda në vitin 2004. Nga viti 2010, aktori është në romancë me modelen tjetër, Rosie Huntington-Whiteley.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat