Kush e ka acaruar Arminën?

Mediale Vip

Kush e ka acaruar Arminën?

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 22:24

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë së fundmi, sidomos pasi u bë publike lidhja e saj e dashurisë me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Pavarësisht se ka kaluar me sportivitet artikujt apo titujt që janë shkruar për të, duket se edhe Armina e ka një limit.

Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, Armina duket se është acaruar nga një shkrim, lidhur me fotot e saj të fundit në Instagram dhe shkruan: "Realisht diçka nuk kuptoj nga mediat e fundit.Të bëjnë "të zhveshur" kur je me rrobe banjo në plazh??? Çfarë pretendohet të shkojmë në plazh me veshje të gjata apo mos të ekspozohemi në vende publike? Vajtja në plazh apo pishina nuk më bën ndryshe nga shumë familjare apo vajza të tjera të moshës sime. Nëse vërtet doni lajm bëjeni për diçka që ja vlen të shkruhet, jo me tituj budallenj,e më pas të quani veten "gazetare".

Armina, e cila sipas mediave rozë po bashkëjeton me Shkëlzen Berishën në një prej vilave luksoze në periferi të Tiranës, është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes postimeve të shpeshta në Instagram.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat