Yjet që kanë erë të keqe

Mediale Vip

Yjet që kanë erë të keqe

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 19:08

Ata ose nuk kanë kohë për t’u larë ose nuk u pëlqejnë produktet kozmetike.
Disa nga yjet që pëlqehen jashtëzakonisht shumë u vjen era e keqe, mirëpo ata nuk turpërohen aspak nga kjo.

Megan Fox thotë se jeta me të është e vështirë, pasi i lë rrobat në dysheme dhe gjëkund ku mundet. “Kurrë nuk pastroj dhe nuk laj. Më e keqja është se shpesh harroj ta lëshoj ujin pasi shkoj në tualet”, tregon ajo.

Johnny Depp fiton miliona, udhëton vazhdimisht, xhiron dhe thjesht thotë se nganjëherë nuk ka kohë për higjienë. Miqtë e tij thonë se aktori shpesh harron të bëjë dush dhe me ditë të tëra i vjen era e keqe.

Një tjetër hamshor hollivudian, Matthew McConaughey, thotë se nuk dëshiron që aroma e tij të ngjajë me të dikujt tjetër, prandaj nuk përdor preparate kundër djersës dhe erës së keqe.

“Nuk më pëlqen kur i kam dhëmbët shumë të lëmuar. Thjesht më pengon ajo ndjenja e lëmueshmërisë nën gjuhë. Prandaj dhëmbët nuk i laj me brushë më shumë se tri herë në javë. Nganjëherë i fshij me peshqir ose me bluzë dhe kaq”, tregon Jessica Simpson.

Mjafton një shikim mbi Robert Pattinsonin dhe të gjithë e kanë të qartë se higjiena nuk është pjesë e prioriteteve të tij. Në rast se nuk shkon në xhirime, ylli i “Twilight” qëndron me flokë të parregulluara dhe me rroba të palara.

Me vite të tëra, ai ka qenë i adhuruari i femrave. Mirëpo, Brad Pitt nuk ka kohë për t’i kushtuar rëndësi higjienës personale. Njerëzit rreth tij thonë se nganjëherë ndodh që nuk mund ta durojnë erën e keqe që i vjen atij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat