Kanye West spiunon Kim Kardashian

Mediale Vip

Kanye West spiunon Kim Kardashian

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 13:35

Vendosja e sistemit kompleks të kamerave që të shikojë se çfarë po bën vajza dhe gruaja e tij është paksa ekstreme, madje edhe për të. Reperi Kanye West kohëve të fundit është bërë paranojik sa që instaloi sistemin e teknologjisë më të re për vëzhgim në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Dhe ylli i Yeezus, 37 vjeçari ka instaluar kamera madje edhe në banjë. Kanye tregon se dëshiron të di se çfarë po ndodh me vajzën përderisa është në turne . Mirëpo këto pajisje teknologjike po shkaktojnë probleme mes tij dhe gruas Kim Kardashian.

Një burim tregon : ‘Kanye është shumë i kujdesshëm me vajzën e tij dhe i pëlqen ideja ta ketë afër përderisa ai është në turne.
Kështu që ai i tha kompanisë të teknologjisë LA që të instalojë kamera për vëzhgim në shtëpinë e tij.
‘Ai mund të ketë lidhje të drejtpërdrejta me shtëpinë e tyre dhe mund ta shikojë vajzën e tij North, pa marrë parasysh se në cilën anë të botës gjendet’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat