Flet Nora, Mark Markun e kam vetëm shok, asgjë më shumë!

Mediale Vip

Flet Nora, Mark Markun e kam vetëm shok, asgjë më shumë!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 25 korrik 2014 Në ora: 10:50

Nora Muçaj dhe Mark Marku përfundimisht të dashuruar! Ka plotë 10 ditë që ky lajm ka qarkulluar në mediat tona se këta dy janë në lidhje. Por, është vetë këngëtarja Nora Muçaj, që për gazetën “Bota sot” e ka kundërshtuar një gjë të tillë. Ajo thotë se, janë helmuar në Prizren, ndërsa Markun thotë se ka nevojë për përkrahje në Kosovë, duke e quajtur vetëm koleg dhe shok.

“Është e vërtetë që unë e Marku jemi helmuar pak në Prizren me një darkë, për shkak se ndoshta ushqimi i ka pas fajet, unë gjithmonë e kam cekur që talentet e rinj kam qejf me i përkrah, sepse edhe mua me ka përkrah Armend Regjepagiqi kur kam qenë e vogël. Besoj që Markut i duhet pak përkrahje në Kosovë pasi që ai është më shumë i njohur në Kroaci dhe për Markun kam fjalët më të mira në botë si artist, ndërsa sa i përket privatësisë dhe thashethemeve nuk mërzitëm shumë dhe nuk po na prishin qefin tonë, unë kam shumë projekte në kokë dhe s’kam kohe për lidhje, djalin e kam koleg dhe shok”, thotë Nora.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat