Vajza e Bamir Topit, martohet të shtunen

Mediale Vip

Vajza e Bamir Topit, martohet të shtunen

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:12

Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi marton këtë të shtunë vajzën e tij më të madhe Nada Topi. Mësohet se mes të ftuarve të shumtë që shkojnë deri në 400 vetë, do të jetë edhe këngëtari i famshëm italian Albano Carrisi, shumë i njohur edhe për publikun shqiptar.

Bëhet e ditur se këngëtari Albano Carrisi ka pranuar me kënaqësi këtë ftesë, ku do t’ju falë kënaqësinë të ftuarve me zërin e tij brilant. Familja Topi i ka nisur përgatitjet për dasmën, ku paraprakisht është organizuar edhe një darkë në një nga hotelet më luksozë të Tiranës, dhe ku kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të fushave të ndryshme nga politika dhe arti si; Margarita Xhepa, Vitore Sallaku, Roza
Anagosti.

Ndërkohë që atmosfera është ndezur akoma më shumë me këngët e mrekullueshme të Irini Qirjakos.
Vajza e madhe ish presidentit Bamir Topi, Nada 25 vjeç do të zhvillojë këtë fundjavë ceremoninë e martesës me Gurten Papulin, me të cilin është e fejuar prej 3 vitesh. Dhëndëri vjen nga bota e biznesit, dhe familjet njihen prej vitesh me njëri-tjetrin.

Këtë javë nusja (Nada) ka organizuar edhe festën e beqarisë me mikeshat e saj më të ngushta. Pak ditë më parë Topi, në një intervistë për gazetën “Dita” tha se ndihej shumë i lumtur për këtë gëzim familjar, dhe ka thënë se do të jetë një dasmë tradicionale, dhe se dasma do të realizohet në vilën e tij në Dajt së bashku me të dyja familjet.

Sa i përket të ftuarve nga politika Topi është shprehur se nuk dëshiron të përziejë politikën në ditën e dasmës së vajzës së tij. “Dasma do të jetë për ata njerëz që vijnë vërtet për të gëzuar dhe jo për të bërë politikë në dasmën e vajzës sime,” ka thënë ish presidenti Bamir Topi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat