I vdes gjyshi, pikëllohet këngëtarja

Mediale Vip

I vdes gjyshi, pikëllohet këngëtarja

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:10

Këngëtarja Ariana Granda ka humbur gjyshin e saj, i cili ka vdekur në 22 korrik pasi nuk ka mundur t’i rezistojë betejës me kancerin. 21 vjeçarja ka postuar në llogarinë e saj në Twitter disa fjalë për nder të gjyshit të saj.

“Të humba në erën e verës. Faleminderit për dashurinë e vazhdueshme. Ne humbëm dje përsonin më të dashur që ekziston, gjyshin tim. Ai ishte i mrekullueshëm, me dhemb zemra por unë isha pranë tij dhe e pashë që ai gjeti paqen”, shkruan Ariana Grande.

Ajo shton më tej: “është gjëja më e vështirë që më ka ndodhur por jam shumë e lumtur që isha pranë familjes dhe pranë tij këto ditë, duke u kujdesur për atë dhe duke i dhuruar dashuri”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat