Kivanc Tatlitug humb kontaktet për tre javë

Mediale Vip

Kivanc Tatlitug humb kontaktet për tre javë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 09:19

Është pak e vështirë për t’u besuar që aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug të qëndrojë plot 3 javë me telefon fikur, por kur bëhet fjalë për pushimet telefoni kthehet në bezdi.

Aktori dhe e dashura e tij stilistja, Basak Dizer po shijojnë pushimet në Amerikë, ku nga Los Angeles janë zhvendosur në Kaliforni, më pas do të kalojnë disa ditë edhe në Meksikë.

Përpara nisjes për në Amerikë, aktori ka shkruar me shaka në rrjetet sociale se “telefoni do të fiket për 3 javë, sepse nuk duam t’ia dimë për asgjë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat