Ndërron jetë aktorja Skye McCole Bartusiak

Mediale Vip

Ndërron jetë aktorja Skye McCole Bartusiak

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 16:04

Ndërron jetë në moshën 21 vjeçare Skye McCole Bartusiak, aktorja që u bë e famshme në vitin 2000 me rolin në filmin “Patrioti”, ku luante vajzën e Mel Gibson.

Këtë e ka konfirmuar mamaja duke thënë se e kishte gjetur trupin e vajzës në shtëpinë e saj në Housten. Ende mbeten për t’u verifikuar shkaqet e vdekjes, por dyshohet për një krizë epileptike.

Bartusiak qysh fëmijë vuante nga epilepsia dhe krizat ishin shfaqur sërish pas shumë viteve mungesë. Përveç filmit ku ajo u bë e famshme “Partioti” në të cilën interpretonte vajzën e Mel Gibson ishte shfaqur në ekranin e madh me “Don’t stay a word”. Gjithashtu në televizon pritej që të shfaqej së shpejti në disa episode të “Dr. House”, “Lost” , si dhe kishte fituar edhe një rol në “24”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat