6 muajshe shtatzënë, Ledina Çelo selfie me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

6 muajshe shtatzënë, Ledina Çelo selfie me barkun e rrumbullakosur

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 14:23

Tashmë i ka mbyllur gjashtë muaj të shtatzënisë, pasi bebi që mban në bark është 26 javësh, por ajo vijon të jetë në formë më se të mirë.

“26 javë...”, ka shkruar këngëtarja Ledina Çelo bashkëngjitur një fotografie të postuar në profilin e saj Instagram, ku e veshur me një fustan të zi dhe me kapele, ka realizuar një fotografi selfie në pasqyrë.

Në këtë fotografi duket barku i rrumbullakosur i saj, ndërsa siç vetë Ledina ka treguar që nga momenti i nisjes së shtatzënisë, ka shtuar plot 16 kilogramë.

Ledina është në pritje të një vajze, pas djalit të saj 3 vjeçar me emrin Erlis si fryt i martesës së saj me ish- sportistin e kik boskit, Naim Kabashi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat