Presidenti mund të martohet me të dashurën e tij

Mediale Vip

Presidenti mund të martohet me të dashurën e tij

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 09:32

Presidenti francez, Fransua Holande, po përgatitet të martohet me të dashurën e tij, aktoren Zhuli Gayet, 42 vjeçe, në 60-vjetorin e tij të lindjes, shtatë muaj pasi historia e tyre u bë publike.
Sipas raportimit të mediave franceze, Presidenti beqar është lodhur nga thashethemet për jetën e tij private, që pasi u nda nga ish-e dashura e tij, gazetarja Valeri Trierveiler, 49 vjeçe, në janar, kur u zbulua se ai e tradhtonte me Gayet.

Gazeta mjaft e respektuar në Francë, “Midi Libre”, është nga shumë mediat që ka raportuar: “Presidenti i Republikës mund ta bëjë publike marrëdhënien me të dashurën e tij Gayet, duke u martuar me të më 12 gusht, data e përvjetorit të tij të 60-të”.

Edhe një burim nga Partia Socialiste franceze ka deklaruar për “Le Parisien” se: “Kemi tre muaj që dëgjojmë se ai dëshiron të zyrtarizojë marrëdhënien e tij me Zhuli Gayet më 12 gusht, kur ata të martohen”.

Holande nuk ka shprehur interesa për martesën më parë në jetën e tij, megjithëse ka katër fëmijë me ministren aktuale të Ekologjisë, Segolene Royal, ish-bashkëjetuese me të për 30 vjet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat