Kasami në lidhje me modelen angleze?

Mediale Vip

Kasami në lidhje me modelen angleze?

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 22:45

Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, është duke u shoqëruar me modelen angleze, Emma Miller.
Futbollisti që mbron ngjyrat e Zvicrës, në tri sezonet e kaluara ka luajtur në Angli te Fulhami, ashtu që në ndeja të ndryshme ka shkuar bashkë me bukuroshen londineze.

Ata nuk e kanë fshehur shoqërimin e tyre duke postuar në rrjetet sociale fotografi të përbashkëta, megjithëse asnjëri nuk ka konfirmuar për ekzistimin e një lidhjeje.

Kasami këtë verë nënshkroi për Olympiacosin dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Greqi, megjithatë takimet me Miller po vazhdojnë.

Emma në të kaluarën ka qenë në lidhje me aktorët Jesse Metcalfe dhe Leonardo DiCaprio.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat