“Black Widow” bashkon Rita Orën me Iggy Azalean

Mediale Vip

“Black Widow” bashkon Rita Orën me Iggy Azalean

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 22:35

Këngëtarja shqiptare Rita Ora këtë vit duket se do të jetë më aktuale në tregun muzikor. Pas suksesit që po shijon me këngën “I Will Never Let You Down” Ora ka paralajmëruar një projekt tjetër.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin me reperen Iggy Azalean e cila është njëkohësisht shoqe e Ritës.

“Black Widow” titullohet kënga, klipi i së cilës do të publikohet në muajin gusht.

Të dy artistet janë shprehur se do të jenë më ndryshe se deri më tani. Por ky nuk do të jetë i vetmi projekt i Rita Orës.

Këngëtarja ka paralajmëruar bashkëpunimin me Price në këngën “Purple Champagne” si dhe në shtator publikon albumin e dytë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat