Kanye West në kopertinën e revistës “GQ”

Mediale Vip

Kanye West në kopertinën e revistës “GQ”

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 22:13

Reperi i famshëm Kanye West është zgjedhur në kopertinën e revistës “GQ” për muajin gusht. Ai është një kampion i hip hopit por ka filluar që të përqafojë edhe botën e modës.

Gjatë intervistës për revistën ai jep këshilla sesi të vishemi si “zot” me stil dhe të jemi origjinalë. Në koverin e revistës titulli kryesor është Kanye West na tregon, si të rritemi, si të shpëtojmë martesën dhe si të vishemi si zot.

Përveç muzikës fashioni është pasioni më i ri i Kanye-it. Ai konsiderohet si një ndër meshkujt në botën e showbizz-it i veshur me shumë stil. Reperi është duke zhvilluar edhe turin e tij “Yeezus” në Evropë.

Bashkëshortja Kim Kardashian nuk e ka ndjekur për shkak të angazhimeve me filmimet e reality show-t “The keeping up with Kardashians”. Çifti vendosi kurorë në Forte di Belvedere në Firence më 24 maj të këtij viti. Kim dhe Kanye kanë edhe një vajzë North që muajin e kaluar festoi edhe 1 vjetorin e ditëlindjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat