Aktori Jack Reynor flet për personazhin në "Transformers 4"

Mediale Vip

Aktori Jack Reynor flet për personazhin në "Transformers 4"

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 23:27

Jack Reynor ka folur gjatë një interviste për personazhin (Shane Dyson) që luan në filmin “Transformers 4”.

“Personazhi që unë luaj është një hero i cili nuk ka frikë të luftojë për ëndrrat dhe idealet e tij. Është një eksperiencë unike të vish në një set gjatë gjithë këtyre ditëve dhe jam shumë i nderuar që jam pjesë e këtij kasti aktorësh”, thotë Reynor.

Seria e re titullohet "Transformers 4, mosha e zhdukjes". Në film vazhdon tensioni, protagonistët janë të përfshirë në luftën që do të kulmojë me një konflikt në të gjithë botën. Një film që premton të na tregojë sfidën më të vështirë dhe impresionuese që kemi parë.

Në kastin e aktorëve të "Transformers 4" janë emra të tillë si Marc Wahlberg, Stanley Tucci, Kelsey Grammer T.J. Miller, për këtë arsye pritet të jetë një film me shikueshmëri të lartë që si pasojë do arkëtojë shumë të ardhura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat