Anna Oxa: Jam viktimë e kërcënimeve

Mediale Vip

Anna Oxa: Jam viktimë e kërcënimeve

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 15:07

Këngëtarja e famshme italiane, Anna Oxa ka postuar nj video shokuese në YouTube, në të cilën dëshmon se është bërë objekt kërcënimesh herë pas here.
“Çdo ditë ka njerëz që më ndjekin me makinë, afrohen pranë shtëpisë sime, bëjnë video me celularë, më provokojnë, më ofendojnë, më telefonojnë në numrin personal mbi 100 herë, madje edhe natën. Më dërgojnë mesazhe të veçanta, tipike të personave që kanë probleme me psikikën, madje përmendin edhe vajzën time”, rrëfen këngëtarja.

Ajo shton se “pasi kam bërë disa denoncime në polici, deri më tani nuk kam parë asnjë rezultat. Të gjitha momentet e kaluara gjatë javëve të fundit janë të mbushura me fakte dhe dokumente të cilat presin që dikush të merret me to dhe të bëjë drejtësi”.

Më tej ajo shton se vetë mendia krijon disa mekanizma, të cilat e bëjnë dt duket si e çmendur herë pas here, në rast se vetë personi dëshmon për diçka të tillë publikisht.

Në vijim të apelit të saj, këngëtarja shprehet se është duke pritur që drejtësia të vihet në vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat