Ruby tradhëton Berluskonin, pëlqen Renzin

Mediale Vip

Ruby tradhëton Berluskonin, pëlqen Renzin

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 14:42

Balerina Karima el Mahroug, apo siç njihet ndryshe Ruby, pjesëmarrëse në festat “bunga-bunga” që organizoheshin nga ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka folur për preferencat e reja që ka për politikanët.

Në një intervistë ekskluzive për të përjavshmen “”Diva e donna”, Ruby ka thënë se kryeministri aktual i Italisë, Mateo Renzi i pëlqen shumë dhe e sheh si njeriun e denjë për të zëvendësuar Berluskonin.

Ndërsa sa i përket pamjes së jashtme, balerina ka thënë se kjo duket qartë, Matteto është më i bukur sepse është më i ri.

Nga ana tjetër, Ruby nuk ka hedhur poshtë të mirat që i ka bërë Berluskoni, duke thënë se e kishte ndihmuar shumë.

Ndërsa sa i përket çështjes “bunga-bunga”, ku Berluskoni akuzohet nga Gjykata e Milanos, se ka pasur marrëdhënie me balerinën , ajo shprehet se e vërteta do të dalë në dritë, pasi nuk kanë asnjë provë për këto akuza, duke e konsideruar një “mashtrim të madh” gjithë procesin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat