Rita Ora kapet “mat” me Rich Hifiger

Mediale Vip

Rita Ora kapet “mat” me Rich Hifiger

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 12:55

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora ka konfirmuar më në fund zërat që qarkullojnë prej ditësh se ajo po shoqërohet me Rich Hifiger, djalin e Tommy Hilfiger.

Rita dhe Rich kanë zhvilluar udhëtimin e tyre të parë romantik në Berlin. Për shkak të famës së madhe që gëzon çifti, paparacët kanë qenë në ndjekje të tyre dhe kanë arritur t’I fotografojnë teksa shëtisnin dorë për dore në rrugët e kryeqytetit gjerman.

Një burim për “Mirror” ka thënë se Rita Orën e prezantoi me Rich një mik i tyre i përbashkët, në një party të zhvilluar në shtëpi, e që prej momentit që u prezantuan nuk u ndanë nga njëri-tjetri gjatë gjithë mbrëmjes.

Rich nuk ka ndjekur gjurmët e babait të tij, por ai ka preferuar muzikën , pavarësisht se ende nuk ka nxjerrë ende asnjë album.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat