Në një vit, shpenzimi marramendës i Angelina Jolie për fytyrën

Mediale Vip

Në një vit, shpenzimi marramendës i Angelina Jolie për fytyrën

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 23:55

Bukuria kushton, dhe këtë gjë duket se e di më së miri aktorja Angelina Jolie. Sipas revistës britanike “Grazia” e cila ka botuar një intervistë të doktor David Colbert, që në mesin e pacienteve të tij krahas Jolie, ka aktore si Naomi Watts dhe Jennifer Lawrence, aktorja shpenzon rreth 15 mijë sterlina në vit, ose thënë ndryshe 19 mijë euro, për trajtimet e fytyrës në mënyrë që ta bëjë më të bukur dhe me shkëlqim.

“Çdo muaj, Angelina Jolie i nënshtrohet një trajtimi të lehtë me lazer. Parparakisht e përgatisim lëkurën me një trajtim të veçantë, në mënyrë që lazeri të hyjë më mirë. Pastaj përdorim një lazer, i cili ka efekte si pikat e ngrohta të shiut në lëkurë. Pas kësaj bëhet një peeling i shoqëruar me vajra aromatikë dhe në tej lëkura ekspozohet ndaj dritës. Gjithçka zgjat rreth 35 minuta për fytyrën dhe rreth një orë për gjithë trupin. Zakonisht në këtë mënyrë trajtojmë krahët dhe këmbët, ose thënë ndryshe pikat më të ekspozuara të trupit”, shprehet Colbert.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat