Endrit Haliti hip-hoperi i ri në Kosovë

Mediale Vip

Endrit Haliti hip-hoperi i ri në Kosovë

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 08:53

Këngëtari i muzikës hip-hop, Endrit Haliti për gazetën “Bota sot” ka treguar se është në përgatitje të këngë të reja si dhe njëra prej tyre do të dal me videoklip.

“Unë jam Endrit Haliti, jam hip-hoper nga Vitia përndryshe me tabela 06. Jam 17 vjet, hip-hop kom dëgjua qysh prej fëmijërisë d.m.th në fillore edhe tjerët që kanë fol për shkollë unë kom fol veç për muzikë, ata kanë bo detyra unë rima! Nuk kom shumë këngë, ma saktësisht 3 i kom të publikuara, edhe tash jomë në përgatitje të 3 këngëve tjera, dhe njëra prej tyre ka me kon me spot, ama kom edhe shumë projekte tjera! Tekstet i bojë vet, dhe shumicën e këngëve i kom të realizuara në shumë studio! Koha flet vet, ata që nuk më njohin kanë me më njoftë shumë shpejt”, thotë ai. Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat