Yjet pushtojnë finalen e Botërorit

Mediale Vip

Yjet pushtojnë finalen e Botërorit

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 13:51

Ish-futbollistë, modele, artistë ishin të pranishëm në finalen e Kupës së Botës “Brazil 2014” mes Argjentinës dhe Gjermanisë.

Lideri i grupit Rolling Stones, Mick Jagger ishte i pranishëm në stadiumin Marakana të Rio de Janiero. Ai mbante një kapele me ngjyrat e flamurit anglez.
Poashtu, ishte i pranishëm në stadiumin Marakana të Rio de Janiero edhe aktori hollywodian, Ashton Kucher.
Këngëtarja Rihanna, 26 vjeç kishte zgjedhur që të shijonte këtë finale të Botërorit mes Argjentinës dhe Gjermanisë. Ajo kishte pikturuar në qafë flamurin e Brazilit. Bukuroshja nga Barbadosi brohoriste me pasion në momentet e fundit, kur ndeshja shkoi në kohën shtesë.

Modelja Gisele Bundchen dorëzoi në stadiumin e Marakanasë së bashku me futbollistin Puyol trofeun e Kupës së Botës, që ishte vendosur në një valixhe të Loius Vuitton. Modelja braziliane Bundchen shoqërohej nga i fejuari i saj, Tom Brady.

Adriana Lima postoi një foto së bashku me Rihannan teksa ndiqnin finalen nga shkallët e stadiumit Marakana. David Beckham ishte së bashku me 3 djemtë e tij, të cilët bënin tifozllëk për Argjentinën.

Babai i tyre David i mundësoi djemve edhe një takim me legjendën e futbollit botëror, Pele.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat