Gabriel Garko feston 40 vjetorin

Mediale Vip

Gabriel Garko feston 40 vjetorin

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 22:58

Aktori italian, Gabriel Garko sot feston 40 vjetorin. I rritur në provincën e Torinos në vitin 1991 ai merr titullin Mister Italia, por që e refuzon. Vit pas viti karriera e tij pësoi vetëm ngjitje saqë ai u kthye në sex simbolin e fiction-ave në Itali. Për të patur këtë karrierë të admirueshme Garkon e ka ndihmuar edhe pamja e tij fizike.

Filmi i fundit ku Garko ishte protagonist u shfaq në Festivalin e Kanës me regjisor Asia Argento. Ai numëron një numër të pafundëm serialesh dhe filma në kinema .

Aktori torinez po përfundon edhe xhirimet e episodit të katërt “Nder dhe Respekt” që pritet të shfaqet në shtator në ekranet italiane. Edhe në këtë film do të ketë përplasje dhe skena intrigash. Ndërsa për Gabriel pritet sërish një sukses i madh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat