Shakira ndez ceremoninë mbyllëse të Botërorit (VIDEO)

Mediale Vip

Shakira ndez ceremoninë mbyllëse të Botërorit (VIDEO)

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 20:51

Mbrëmja festive e Marakanasë nisi me ceremoninë mbyllëse të Brasil 2014, sikurse e meriton një event kaq fantastik që mbeti për një muaj kryefjala mediatike në të gjithë globin.

Në fushë e blertë të Marakasë, e mbuluar me flamurin gjigant të Brazilit përformoi shkolla e vallëzimit të Sambas, me balerinët që mbanin në duar flamujt e 32 vendeve pjesëmarrëse në botëror.

Momenti më pikant i mbrëmjes ishte performanca live e Shakirës, që prej 2006 është bërë pjesë e pandashme e Kupës së Botës. Këngëtarja kolumbiane u shoqërua nga brazialiani Carlinhos Brown.

Më pas u ngjitën në skenë kitaristi meksikan Carlos Santana dhe këngëtarja braziliane Ivete Sangalo. Ngjyrat muzikore u kompletuan me performancën e Wyclef Jean dhe brazilianit Alexandre Pires. Në skenë u ngjit edhe djali i Shakirës, Milan, duke kënduar këngën Brazil.

Skena e Marakanasë më pas ishte e gjitha për dy finalistet e botërorit, që zbritën në fushë me ëndrrën e madhe për të ngritur larg trofeun e Kupës së Botës.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat