Armina Mevlani rrëfen lidhjen me djalin e Berishës: Arsyeja pse e mbanim të fshehtë

Mediale Vip

Armina Mevlani rrëfen lidhjen me djalin e Berishës: Arsyeja pse e mbanim të fshehtë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 19:28

Pas një viti thashethemesh nën zë, ish-missi Armina Mevlani tashmë shfaqet hapur në lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Me publikimin e fotove të para të çiftit nga një revistë rozë, duket se planet për zyrtarizimin e lidhjes së tyre me fejesë janë shumë të afërta. Armina 24-vjeçare dhe Shkëlzeni 35-vjeçar brenda këtij viti do të zyrtarizojnë historinë e tyre të dashurisë me një ceremoni familjare fejese, ndërkohë që bashkëjetojnë në vilën luksoze të Shkëlzenit, që ndodhet në kompleksin “Garden Villas”, në zonën e Blurit, në periferi të Tiranës.

Martesa ende jo në planet e çiftit, por flitet për fejesë brenda vitit
Shkëmbimi i unazave është hapi i dytë drejt një lidhjeje jetëgjatë të Arminës dhe Shkëlzenit, pas publikimit të fotove të para në çift gjatë një darke private romantike. Ata nuk janë shfaqur ende si çift në ambiente publike, pasi deri tani janë kujdesur që çdo hap ta hedhin të mirëmenduar në rrugëtimin e tyre më tej së bashku. Vetë Armina në intervistën e saj të parë ka deklaruar se: “Arsyeja pse e mbajtëm të fshehtë lidhjen deri tani, ka qenë për faktin se nuk doja ta bënim publike në kushtet e presionit mediatik. Kemi dashur që historinë ta jetojmë për veten dhe jo për të tjerët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat