Rezarta Shkurta, një nënë e përkushtuar me Herën

Mediale Vip

Rezarta Shkurta, një nënë e përkushtuar me Herën

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 10:30

Këngëtarja Rezarta Shkurta e cila prej tetë muajsh është bërë nënë me vajzën e saj Hera, nuk ngurron që të kalojë kohë me të dhe të përkujdeset tamam si një nënë e dashur.

Rezarta ka publikuar për miqtë dhe fansat e saj në Instragram një fotografi ku vogëlushja ndodhej në karrocë, ndërsa Rezarta e përkëdhelte.

Bashkëngjitur fotografisë ajo ka postuar një shenjë zemre, për të treguar dashurinë ndaj së bijës. Rezarta është e martuar me Ermal Hoxhaën nipin e ish- diktatorit Enver Hoxha dhe si fryt i dashurisë së tyre ka lindur e vogla Hera.

Së fundmi Rezarta është angazhuar në një projekt të ri, atë të kompanie fotografike të drejtuar prej saj dedikuar nënave dhe fëmijëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat