Adnan Ahmeti, tetovari i famshëm në Zvicë

Mediale Vip

Adnan Ahmeti, tetovari i famshëm në Zvicë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 00:07

E nisi me botën e modës por pa harruar kurrë pasionin e fëmijërisë, aktrimin. Është ky Adnan Ameti nga Tetova i cili me vite jeton në Zvicër, ku njihet falë pamjes së tij jo vetëm si model por edhe si aktor, ndërsa përpos kësaj dikur kërcente bukur edhe ‘Break Dance’.
Që në moshën e vogël kur ishte në klasën e katërt Adnani është marrë me teatër pasi e ka dashur shumë dhe vazhdon të ketë oferta për të luajtur jo vetëm në teatër por edhe në film.

Tetovari ka luajtur edhe në film-komedinë ‘Vampiri’, një histori mafioze nga produksioni i Bollywood-it. Gjithashtu djaloshi shqiptar është marrë për 10 vjet me ‘Break Dance’, duke garuar në disa show të këtij kërcimi.

Adnani ka oferta për të qenë imazh i kompanive të njohura në Zvicër, por po i përkushtohet më shumë dashurisë për aktrimin, ndërsa ishte në rolin e mbretit në shfaqjen ‘Saleeem’

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat