Jennifer Lopez dhe vajza e saj kopjojnë njëra-tjetrën

Mediale Vip

Jennifer Lopez dhe vajza e saj kopjojnë njëra-tjetrën

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 13:58

E dalluar gjithnjë për stilin e saj në të veshur, kësaj radhe ka menduar edhe për vajzën e saj 6 vjeçare, duke i veshur një fustan pothuajse të ngjashëm.

Çifti duket shume simpatik në një fustan një ngjyrësh, përpara se të merrnin pjese si të ftuara në eventin e posaçëm të organizuar me rastin e takimit të 85 kombëtar të Lidhjes se Vendeve Latino-Amerikane, të organizuar nen kujdesin e Zonjës se Pare, Michelle Obama.

Në këtë takim, Jennifer vinte pas një udhëtimi të këndshëm ne Pari me rastin e javës se Modës të organizuar në kryeqytetin francez, ku ajo tërhoqi shume vëmendje me veshjen e saj hibrid, gjysmë fustan, gjysmë pantallona, një krijim e shtëpisë se modës Versace.

Kohet e fundit, Jennifer ka deklaruar se ajo ka rënë edhe disa kilogramë, çka e bën atë të duket edhe me freskët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat