Rini, lëreni këngëtarët e huaj, ruajeni muzikën tonë

Mediale Vip

Rini, lëreni këngëtarët e huaj, ruajeni muzikën tonë

Nga: Intervistoi: Hava ORANA Më: 11 korrik 2014 Në ora: 11:23

Anduena Tahiri ndonëse ka munguar pak në skenën e muzikës, ajo asnjëherë nuk e ka lënë anash muzikën. Ajo ka qenë shumë e angazhuar në dasma, mbrëmje rinore e evenimente të ndryshme. Anduena së shpejti do të sjellë një këngë të re të përpunuar, ndërsa në muajin shtator do të vjen me një këngë të re. Sezoni veror me plotë angazhime ka filluar tashmë për Anduenën, e cila në një intervistë për “Bota sot” tregon më detajisht për planet e saj në skenën muzikore.

“Bota sot”: Anduena me çka po merreni aktualisht?

Anduena Tahiri: Siç e dini unë merrem me këngën dhe kjo është puna ime, profesioni im.

“Bota sot”: Kur mund të presim ndonjë këngë të re nga Anduena?

Anduena Tahiri: Unë sapo kam përfunduar një këngë të re të përpunuar e cila shumë shpejt do të dal në treg, kurse këngë të re timen besoj në muajin shtator sigurisht një këngë bashkë me videoklipin tim të parë.

“Bota sot”: Po ndonjë bashkëpunim?

Anduena Tahiri: Bashkëpunim nuk e di nuk mund të them jo edhe pse kam pasur shumë oferta nga këngëtarët e estradës tonë, mirëpo njëherë për njëherë jo.

“Bota sot”: Keni munguar një kohë në skenën e muzikës, cila është arsyeja?

Anduena Tahiri: Haha nuk e di, jam munduar që sidomos gjatë gjirimeve të vitit të ri të jem e pranishme gjithmonë dhe muzikën nuk e kam ndalur asnjëherë. Albumin e kam edituar vitin e kaluar mirëpo besoj që pak i ka fajet që ende nuk kam bërë një këngë me videoklip haha, që të jem prezente më shumë në skenë.

“Bota sot”: Sa jeni e angazhuar për sezonin e verës?

Anduena Tahiri: Jam shumë e angazhuar, sezoni verës është më të vërtet me mjaftë angazhime, kam dasma, mbrëmje rinore në Ulqin, Durrës, Kosovë dhe dua të them që është një punë e palodhshme sepse e dua këngën me shpirt.

“Bota sot”: A mendoni se ka muzikë të mirëfilltë në Kosovë?

Anduena Tahiri: Muzikë të mirëfilltë sigurisht që ka, unë jam një që gjithmonë kam kënduar këngë të pastër shqipe dhe siç e dini në festivalin “Kosovarja këndon” unë kam korrur çmimin e parë me një nga këngët e mirëfillta, por është diçka tek rinia që po bëjnë shumë pas këngëtarëve të huaj nuk jam kundër, mirëpo dua të ju them të gjithëve që këngën dhe gjuhën shqipe dhe vendlindjen të mos e harrojnë kurrë, sepse vetëm kështu mund ta ruajmë identitetin dhe kulturën tonë.

“Bota sot”: A vlerësohet puna e një artisti në Kosovë?

Anduena Tahiri: Po si pas mundësive po kryesorja është për një këngëtar të vlerësohet nga publiku sepse ai është më i pa korruptuari.

“Bota sot”: Ku e gjeni veten më mirë, në dasma apo mbrëmje të tjera muzikore?

Anduena Tahiri: Hmm nuk e di se çfarë të them, unë ku këndoj ndjehem shumë mirë sepse të rinia shoh energji të jashtëzakonshme dhe me vjen mirë që argëtohen, kurse në dasma ndjehem mirë kur shoh dy të dashuruar të lumtur të cilët po fillojnë një jetë të re, haha e si mos të ndihem mirë. Nuk kam dallime edhe pse dasma dhe mbrëmjet janë të ndryshme te të gjitha ndjehem super.

“Bota sot”: A e keni trashëgimi familjare muzikën?

Anduena Tahiri: Trashëgimi e kam nga babai im Islam Tahiri, i cili ka kënduar dhe ka qenë pjesëmarrës në AKV-Kastriotët në Ferizaj.

“Bota sot”: A merreni edhe me diçka tjetër përveç muzikës?

Anduena Tahiri: Jo nuk kam mundësi të merrem dhe me diçka tjetër pasi që jam femër dhe për veç këngës kam dëshirë të merrem dhe me punët që i takojnë çdo femre, punët e shtëpisë e kam dhe një djalë të cilit mundohem të mos i mungoj kujdesi im si prind sepse me të vërtet fëmija do një kujdes të veqantë si në edukim në gjithçka, kështu që nuk mund të merrem dhe me diçka tjetër.

“Bota sot”: Kush janë personat më të dashur për ju?

Anduena Tahiri: Personat më të dashur për mua janë e gjithë familja dhe djali im ENZO, i cili ma mbush zemrën plot jetë.

“Bota sot”: Sa i kushtoni rëndësi pamjes së jashtme?

Anduena Tahiri: Mendoj se femra pavarësisht a është në media apo jo, duhet të i kushtoj rëndësi pamjes së jashtme, mirëpo nuk kam qejf të jem e tepruar më pëlqen gjithçka që është e thjeshtë.

“Bota sot”: Diqka për fund?

Anduena Tahiri: Të gjithë gurbetëqarëve ju uroj pushim të këndshëm dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë në sezonin e verës, dhe juve ju falënderoj nga zemra për intervistën që ma keni bërë dhe fansave të mi ju them që ju dua shumë dhe do të mundohem që mos ju zhgënjej asnjëherë. Respekt për gjithë ju kudo që jeni nga unë ANDUENA TAHIRI.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat