Aktori nga Maqedonia Xhevdet Jashari, i njohur si Arufikmeti nga seriali i mirënjohur shqiptar “O sa mirë” është duke e agjëruar Ramazanin.
Siç shihet edhe nga kjo foto, ai shihet duke bërë iftar me futbollistin e njohur të kombëtares zvicerane, sulmuesin Admir Mehmedin. Ky i fundit pas pjesëmarrjes në botërorin e futbollit “Brazil 2014” ka udhëtuar drejt vendlindjes, ku kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, i ka bërë një pritje madhështore, duke dhënë çmimin “Qytetar Nderi”.
Ndërsa, ai ka shfrytëzuar rastin që të bëj një iftar me “Arifikmetin” dhe disa miq tyre të përbashkët dhe fotografinë e ka publikuar në rrjetin social “Instagram”.