Pas tatuazheve, vendi ku Rihanna ka bërë pirsing

Mediale Vip

Pas tatuazheve, vendi ku Rihanna ka bërë pirsing

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 17:42


Ndërsa trupi i saj është mbuluar në një pjesë të mirë nga tatuazhet, Rihanna ka guxuar këtë herë duke bërë pirsing.

Në pjesën e poshtme të hundës së saj ajo ka bërë një pirsing me gurë, pirsing i cili qëndron mbi buzët e saj.

Riri u fotografua rrugëve të New York, e veshur me një fustan të bardhë ngjitur pas trupi dhe me atlete sportive, në sajë të të cilave trupi i saj dukej tejet elegant.

E kombinuar deri në detaj, edhe pirsing vinte në sinkron me varëset, byzylykët dhe vathët.

Bukuroshja 26 vjeçare tërheq shpesh mbi vete vëmendjen, për shkak të look-ut të saj të guximshëm. Pak ditë më parë ajo u fotografua në rrugë e veshur me një këmishë nate.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat