Të ndarë? Eva Mendes shtatzënë me Ryan Gosling

Mediale Vip

Të ndarë? Eva Mendes shtatzënë me Ryan Gosling

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 17:04

Dashuria e tyre dukej sikur po i afrohej fundit, por tashmë vjen lajmi i papritur, Eva Mendes është shtatzënë.

Aktorja bukuroshe 40 vjeçare, pret një fëmijë nga aktori i famshëm i Hollywood, Ryan Gosling.

Revista “Ok! Magazine” shkruan me siguri rreth shtatzënisë. Dy aktorët janë njohur me njeri tjetrin dhe janë dashuruar bashkë gjatë xhirimit të një filmi.

Pas një sërë ulje- ngritjesh dhe krizash mes tyre, gjatë muajit dhjetor ata deklaruan se janë fejuar.

Duke cituar një mike të Evës revista shkruan, “Ajo ishte gati për tu bërë nënë dhe ndarja e kësaj eksperience me Ryan, është një ëndërr”.

Megjithatë deri më tani nuk flitet për martesë mes tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat