Belen Rodriguez në borxh?

Mediale Vip

Belen Rodriguez në borxh?

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 16:23

Edhe një vit pas martesës se saj, mësohet se ende Belen nuk ka likuiduar pagesën e fustanit që veshi në ditën e saj të martesës.
Që në mars të këtij viti, kur Belen është pyetur për këtë çështje, ajo ka shpjeguar se marrëdhënia është mes stilistit, i cili sipas saj ja ka dhuruar fustanin, dhe rrobaqepëses që për këtë fustan ka përpiluar një faturë prej 60 mijë euro.

Pak me vonë, përmes një deklarate të lëshuar nga zyra avokatore e rrobaqepësie “Alta Moda Anglea Formaggia”, doli se shifra e kërkuar nuk ishte 60 mije euro, por vetëm 26 mijë.

Por stilisti i argjentinasës, pretendon se me rrobaqepësinë në fjalë nuk është arritur asnjë marrëveshje për pagesën e cilësdo shifër, pasi përfitimi i saj përmes reklamës që po i bëhej nga Belen, ishte me i madh se çdo shifër e pretenduar për pagesë CASH.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat