Justin Bieber dënohet nga gjykata për cënim prone private

Mediale Vip

Justin Bieber dënohet nga gjykata për cënim prone private

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 15:33

Gjykata e Los Angeles-it e ka dënuar popstarin Justin Bieber me 2 vjet liri me kusht për dhunim të pronës private, 5 orë punë të detyruar në komunitet dhe gjithashtu duhet të ndjekë një program sesi të kontrollojë emocionet.

Kamerat e vilës së tij e kanë filmuar momentin teksa hedh vezë tek oborri i fqinjit dhe pas denoncimit policia ka mbërritur në shtëpinë e Bieber. Përveç dënimit që ka caktuar gjykata, ai duhet të paguajë edhe 80 mijë dollarë si kompensim për cënim prone.
Kjo ngjarje ka ndodhur në janar të vitit 2014. Në një natë të tensionuar, Justin e ka kapur edhe me fqinjin e tij. Pas kallëzimit, policia ka ndërhyrë duke kontrolluar vilën e popstarit dhe ka arrestuar një person të rrethit të tij për posedim kokaine.

Për një akt vandal Bieber ka rrezikuar shumë dhe telashet me drejtësinë amerikane nuk kanë të mbaruar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat