Emma Marrone: Ndonjëherë dua të braktis skenën

Mediale Vip

Emma Marrone: Ndonjëherë dua të braktis skenën

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 11:30

Këngëtarja e njohur italiane, Emma Marrone nuk e kishte menduar se fama do t’i shkaktonte kaq shumë stres, madje e detyron që ndonjhëerë të mendojë që të braktisë skenën.

Në një intervistë për gazetën “Libero”, Marrone është shprehur se: “Kam përjetuar momente shumë të vështira, të qenit këngëtare është më e vështirë nga se e mendojnë të gjithë.

E kam menduar tërheqjen nga skena më shumë se një herë, kam menduar të lë gjithçka në mes, sepse ndërhyrja e vazhdueshme në jetën private po më streson shumë”.

Për fat të mirë, dashuria për muzikën është më e fortë se çdo gjë, ndaj kjo është arsyeja që e bën këngëtaren të përballet me mediat e “pamëshirshme”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat