Aktorja e famshme Pamela Anderson ka vendosur të divorocohet për herë të dytë nga i njëjti burrë.
Pamela dhe Rick Salomon u martuan për herë të parë në vitin 2007 dhe vetëm disa muaj më vonë u divorcuan, por asnjëherë nuk i ndërprenë kontaktet.
Ndërsa në janar të vitit 2014, çifti u martua për herë të dytë, por as këtë herë martesa nuk ka funksionuar, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për një zënkë, por Anderson ka dorëzuar kërkesën për divorc në një gjykatë në Los Angeles.
Agjenti i Anderson ka kërkuar nga mediat që të respektohet jeta private e aktores dhe e familjes së saj.
Për momentin ende nuk dihen arsyet që e detyruan çiftin t’i japë fund martesës së dytë, por as nëse Pamela dhe Rick do të vazhdojnë të jenë miq ashtu siç kanë qenë gjithmonë.