I dashuri çek i Afërditës, haptazi: E dashuroj

Mediale Vip

I dashuri çek i Afërditës, haptazi: E dashuroj

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 18:02

Kësaj here modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka hequr dorë nga artistët duke i kthyer sytë te një sportist, siç është hokeisti çek, Jakub Kindl.
Pas disa mohimeve nga vetë ajo për lidhjen, i dashuri i saj i ri Kindl ka deklaruar në rrjetin social Instagram se është i dashuruar me të.

Në një nga fotot e fundit që ka postuar me Afërditën, ai shkruan “I love her”. Kindl, 26-vjeçar, nuk ka ngurruar të postojë dhe foto në shtrat apo ndërsa përkëdhelen me njëri-tjetrin duke hedhur poshtë pretendimet e Dreshajt se ata janë thjesht miq. Hokeisti u përfol për lidhjen me Afërditën vjeshtën e kaluar, ndërkohë që ende nuk ishte deklaruar ndarja përfundimtare mes saj dhe këngëtarit nga Maqedonia, Shpat Kasapi.

Pak ditë më parë, Afërdita ndodhej në Tiranë dhe në intervistat e saj televizive nuk pranoi të fliste për këtë lidhje duke u mjaftuar me fjalët “Jam e lumtur, pasi në çdo kohë unë dashuroj”.
Nuk dihet se kur do të flasë në publik për këtë histori të re me të dashurin çek, ndërkohë që ai tashmë është prezantuar me mamanë e saj, në një darkë së bashku në një restorant luksoz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat