Liam Hemsworth: Me Miley-n kishim një lidhje të fuqishme

Mediale Vip

Liam Hemsworth: Me Miley-n kishim një lidhje të fuqishme

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 15:16

Aktori australian Liam Hemsworth theu heshtjen duke folur për herë të parë pas ndarjes nga Miley Cyrus.

Ai foli për marrëdhënien e tij me pop star-in provokativ Cyrus gjatë pushimeve që po kalonte në Itali në Portofino. Hemsworth tha për “New York Post” se ata kishin një lidhje të fuqishme.

Liam tregon se ishte e mrekullueshme dhe sesa shumë e kuptonin njëri-tjetrin. 24-vjeçari që është rritur në Melburn gjithashtu tha se të dy do të jenë gjithmonë miq shumë të mirë.

Gjthashtu, edhe për Miley Cyrus kjo ndarje ka lënë gjurmë sepse në tekstin e hitit ‘Wrecking Ball’ tregon pikëllimin për ndarjen nga i dashuri i saj. Në këngë 21-vjeçarja thotë: “Ne kurrë nuk kemi thënë se do të jemi perfekt, por ne u përpoqëm që të jemi”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat