Muzika të mbush jetë

Mediale Vip

Muzika të mbush jetë

Nga: Intervistoi: Hava ORANA Më: 9 korrik 2014 Në ora: 10:39

“Bota sot”: Me qka po merret aktualisht Liridona?

Liridona Paqarizi: Aktualisht merrem me dasma, mbrëmje meqë nëse ka filluar sezoni veror.

“Bota sot”: A keni në plan ndonjë këngë të re?

Liridona Paqarizi: Tash jam gati në përfundim të këngës time të re do të jetë një baladë shumë e bukur që do të ketë dhe një videoklip.

“Bota sot”: Qe sa kohë keni hyrë në skenën muzikore?

Liridona Paqarizi: I ka 9 vite që merrem me muzikë.

“Bota sot”: Pse morët një hap të tillë?

Liridona Paqarizi: Meqë nëse e pëlqej muzikën, e dua këngën si e vogël edhe kam vendos me këndu.

“Bota sot”: Sa vlerësohet puna e një artisti në Kosovë?

Liridona Paqarizi: Unë mund të them që në Kosovë puna e artistëve nuk vlerësohet aspak.

“Bota sot”: A i preferoni bashkëpunimet me këngëtarët e tjerë?

Liridona Paqarizi: Normal i pëlqej shumë bashkëpunimet edhe nëse mu kish ofruar mundësia ta bëj një bashkëpunim me ndonjë këngëtar të mirë ose që i përshtatet zhanrit tim kisha pranuar me qejf pse jo.

“Bota sot”: A ka filluar sezoni i verës më angazhime për ju?

Liridona Paqarizi: Po ka filluar sezoni veror edhe pse sivjet më vonë se vitin e kaluar.

“Bota sot”: Si e kaloni kohën e lirë?

Liridona Paqarizi: Mundem me thanë që kam shumë pak kohë të lirë, por atë kohë sa e kam preferoj me kaluar me familje.

“Bota sot”: Si e përshkruani veten me pak fjalë?

Liridona Paqarizi: Ndoshta më mirë do ishte sikur dikush t’i thoshte disa fjalë për mua se sa unë për veten.

“Bota sot”: Porosia për fund?

Liridona Paqarizi: Ju falënderoj shumë juve për intervistën. Dëgjoni muzikë sa më shumë, muzika të mbushë jetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat