“The Cobra” Gjergjaj prezanton të fejuarën e tij, Marta

Mediale Vip

“The Cobra” Gjergjaj prezanton të fejuarën e tij, Marta

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 10:55

Kampioni shqiptar i boksit profesionist në Zvicër, Arnold “The Cobra” Gjergjaj ka prezantuar të fejuarën e tij, Martan.

Ai në rrjetin social facebook ka publikuar një fotografi me të dhe ka shkruar: “We are in love!! Arnold & Marta!!”

GazetaPlus.net merr vesh se Arnoldi dhe Marta janë fejuar para disa muajve dhe se ata do të martohen këtë verë, në fund të Korrikut. Dasma e boksierit Gjergjaj do të mbahet në vendlindjen e tij në Gjakovë.

Gjergjaj më parë shumë pak ka folur dhe bërë publike jetën e tij personale, megjithatë ai kurrë nuk ka harruar të tregoj se është Shqiptar dhe se ndihet krenar për popullin dhe vendin e tij.

“The Cobra” deri më tani ka 25 fitore (19 me nokaut), dhe nuk njeh asnjë humbje, ndërsa tani përpara ka sfida tjera më të mëdha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat