Kur këndoj i harroj të gjitha brengat

Mediale Vip

Kur këndoj i harroj të gjitha brengat

Nga: Intervistoi: Havë ORANA Më: 7 korrik 2014 Në ora: 11:38

Vjollca Buqaj gjithmonë i qëndroj besnike zhanrit të muzikës popullore, ashtu siç i qëndroj besnike edhe adhuruesve të muzikës së saj, duke u kujdesur që shumë herë të sjellë këngë të reja. Ajo vitin e ardhshëm për adhuruesit e saj do të sjellë një CD, si përmbledhje e këngëve të saj.

“Bota sot”: Vjollca cilat janë planet e juaja në muzikë për këtë vit?

Vjollca Buqaj: Këtë vit jam duke realizuar një këngë të re së bashku me videoklip dhe shpresoj që në shtator do të lansohet.

“Bota sot”: A mendoni që do të mbijetojë muzikë popullore, ku dihet që para shumë viteve këngëtarët popullor kanë dominuar në skenë?

Vjollca Buqaj: Patjetër se muzika popullore gjithmonë është dhe do të jetë aktuale ku e dimë që as një mbrëmje muzikore, aheng familjar apo evenimente të ndryshme nuk bëhet pa muzikë popullore.

“Bota sot”: Ju kanë ecur planet ashtu si i keni planifikuar edhe vet ju?

Vjollca Buqaj: Deri më tani po, edhe pse çdo herë kërkoj më tepër nga vetja.

“Bota sot”: Ku e ndjeni veten më mirë, në dasma apo në mbrëmje të ndryshme?

Vjollca Buqaj: Për mua skena është e njëjtë sepse në të dy eventet kërkohet përgjegjësi, dhe aty ku kam pranë publikun çdo herë ndihem mirë.

“Bota sot”: A besoni që do të jeni gjeneratat e fundit sa i përket prodhimit të muzikës popullore?

Vjollca Buqaj: Absolutisht jo, sepse edhe ata këngëtarë të rinj që dalin nga festivale të ndryshme i shohim shpesh herë në mbrëmjë të ndryshme duke kënduar muzikë popullore.

“Bota sot”: A keni qenë pjesë e ndonjë shoqërie kulturore apo ndonjë ansambli?

Vjollca Buqaj: Po fillimisht kam qenë anëtare e SH.K.A “Rilindja” pastaj duke vazhduar me ansamblin folklorik “Azem Bejta” në Prishtinë.

“Bota sot”: Cilën periudhë e vlerësoni si më të suksesshëm për ju?

Vjollca Buqaj: Fillimi i karrierës sime si nxënëse e shkollës fillore ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm sepse në atë periudhë u pranova në audicionin e RTP-së ku permanent incizoja këngë të ndryshme të cilat emitoheshin çdo herë dhe kjo periudhë më bën të ndihem edhe sot krenare.

“Bota sot”: A ka nevojë të modernizohet mënyra e interpretimit?

Vjollca Buqaj: Unë mendoj që çdo interpretimi duhet me i dhënë shpirt në mënyrë që ai emocion të përcillet edhe të artdashësit.

“Bota sot”: Ju sigurisht jeni pjesë e ndonjë evenimenti muzikor. A shkoni atje në mënyrë të pavarur apo me përbërje të ndonjë orkestre folklorike a popullore?

Varësisht nga kërkesat, nëse kërkohet që të jem bashkë me orkestër atëherë kam bashkëpunëtorët me të cilët punoj kohë të gjatë por shkoj edhe si e pavarur.

“Bota sot”: A e keni edituar ende CD-në në 2014?

Vjollca Buqaj: Sa i përket CD-së vitin e ardhshëm mendoj t’i përmbledh të gjitha këngët e fundit në një CD.

“Bota sot”: Cilin vend e zë familja në listën tuaj të planeve ditore?

Vjollca Buqaj: Normalisht që prioritet gjithmonë e kam familjen sepse ata janë motivi i jetës sime mirëpo nuk e lë anash asnjëherë profesionin.

“Bota sot”: Pse duhet dashur muzika popullore?

Vjollca Buqaj: Unë personalisht e këndoj muzikën popullore sepse e dua, dhe ndihem mirë gjithmonë kur interpretoj.

“Bota sot”: Ç’të mira të ka sjellë muzika në jetë?

Vjollca Buqaj: Shpirtërisht kur këndoj ndihem shumë mirë, dhe në momentin kur marr mikrofonin në dorë të gjitha brengat në atë moment i harroj dhe duartrokitjet e publikut janë motivi më i fortë që më shtyn të punoj edhe më tepër.

“Bota sot”: Cilat plane i keni për të ardhmen?

Vjollca Buqaj: Planet për të ardhmen i ceka pak më lart dmth përmbledhja e këngëve në një album.

“Bota sot”: Diçka për fund nëse keni për të shtuar diëka për gazetën “Bota sot”, nëse nuk ju kemi pyetur?

Vjollca Buqaj: Fillimisht ju falënderoj juve që ma mundësuat këtë intervistë dhe të jem sa më pranë publikut poashtu të gjithë lexuesve të gazetës “Bota Sot” ju uroj të gjitha të mirat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat