Në skenë, përkëdhelje dhe puthje mes Beyonce dhe Jay- Z

Mediale Vip

Në skenë, përkëdhelje dhe puthje mes Beyonce dhe Jay- Z

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 10:06

Zërat që qarkullonin së fundmi se ata janë në prag divorci, nuk kanë vend. Këngëtarja Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z kanë treguar publikisht dashurinë e tyre për njëri tjetrin, nëpërmjet puthjeve dhe përkëdhelive që kanë shkëmbyer.

Gjatë koncertit në Citizens Bank Park Stadium në Philadelphia Jay- Z përkëdheli dhe puthi të shoqen përpara fansave, duke treguar kështu se në lidhjen mes tyre nuk ka asnjë problem.

Përballë përkujdesit të së shoqit, 32 vjeçarja nuk i kurseu buzëqeshjet, duke konfirmuar se mes tyre nuk ka asnjë problem.

Si fryt i martesës disa vjeçare të tyre, ata kanë sjellë në jetë një vajzë 2 vjeçare me emrin Blue Ivy.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat