RiRi i ka vënë syrin dy futbollistëve

Mediale Vip

RiRi i ka vënë syrin dy futbollistëve

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 19:55

Rihanna po e ndjek me shumë pasion Botërorin në Brazil ndërsa nuk humb rast për t’ia hedhur sytë kampionëve.

Pas vlerësimeve për Kevin Prince Boateng, ylli i pop-it nga Barbados duket se e ka kthyer vëmendjen tek dy futbollistë të tjerë, pikërisht Karim Benzema dhe James Rodriguez.

Gjatë ndeshjes mes Gjermanisë dhe Francës, Rihanna është shfaqur shumë e trishtuar për eleminimin e Gjelave dhe për rastin e humbur nga sulmuesi i Real Madrid në fund të ndeshjes.

Ndërsa më vonë, në ndeshjen mes Brazilit dhe Kolumbisë, RiRi postoi një fotografi të James Rodriguez teksa e shoqëronte me fjalën “Legend”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat