S'u përgjigjen të ftuarit, shtyhet dasma e ministrit

Mediale Vip

S'u përgjigjen të ftuarit, shtyhet dasma e ministrit

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 16:25

Ishte programuar që Veliaj të kurorëzohej sot në martesë me të fejuarën e tij Ajola Xoxa, por e kanë spostuar datën.

Data e sotme ishte parashikuar si dita kur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj do të kurorëzohej në martesë me të fejuarën e tij Ajola Xoxa. Por ministri është shprehur kështu për shtyrjen e datës: “Dasmën do ta bëjmë në fund të verës, sepse si unë dhe Ajola kemi shumë miq që jetojnë jashtë Shqipërie dhe do donim që ata të ishin prezentë dhe në muajin korrik e kishin të pamundur. Unë kam jetuar rreth 6 vite jashtë Shqipërie dhe Ajola pesë vite, ndaj një pjesë e miqve tanë janë prej kësaj periudhe dhe menduam se do ishte mirë që të ishin pjesë e këtij eventi të jetës sonë.

Dasma do të zhvillohet me miqtë tanë në fund të verës dhe vendi do të jetë sërish Gjirokastra sepse është një qytet që më pëlqen dhe duam të jemi larg zhurmës për të kaluar një fundjavë me miqtë tanë,”-është shprehur Veliaj. Sipas medieve arsyeja se përse ministrit Veliaj e ka shtyrë martesën për shkak të impenjimeve dhe projektligjeve të shumta në kuvend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat