Cilët VIP-a kanë më shumë se dhjetë gishta!?

Mediale Vip

Cilët VIP-a kanë më shumë se dhjetë gishta!?

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 08:25

Fytyrat publike janë gjithmonë shumë interesante për masën. Sa për punën që e bëjnë aq edhe për dukjen e tyre. Më poshtë do ju sjellim emrat e disa nga fytyrat e njohura Hollywoodiane të cilat thuhet se kanë më shumë se dhjetë gishta në këmbët apo dorën e tyre.

Gemma Arteron - Bukuroshja britanike ka lindur me nga një gisht më shumë në këmbët e saj, ndërsa ky problem i është mënjanuar menjëherë në lindje.

Halle Berry - Disa media kanë shkruar se aktorja e njohur Hally Bery ka 11 gishta në këmbë, ndërsa paparacët në shumë raste janë munduar të fotografojnë gishtat e këmbëve të saj që ta vërtetojnë këtë informacion. Ndryshe vetë aktorja asnjëherë as nuk e ka pranuar, por as demantuar këtë lajm.

Oprah Winfrey - Siç raporton sajti TMZ, moderatorja e njohur ka pasur 11 gishta në këmbë, por thuhet se njërin që e ka pasur ‘më shumë’ e ka operuar.

Maria Sharapova - Teniserja e njohur ruse e ka nga një gisht më shumë në të dyja këmbët. Kur gazetarët e kanë pyetur për këtë, ajo është përgjigjur. “Ky është tregim i vjetër rus...ato janë dy gica të vogël”ka deklaruar ajo.

Jimmy Cliff - Muzikanti legjendar i muzikës regje, ka lindur me nga një gisht më shumë në të dyja duart, por ja kanë hequr në lindje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat