Çmimi i kripur i suitës së Lindsay Lohan

Mediale Vip

Çmimi i kripur i suitës së Lindsay Lohan

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 18:06

Tashmë që është transferuar në Mbretërinë e Madhe, Lindsay Lohan po mundohet që të mos i mungojë asnjë gjë. Diva, e cila po qëndron në Londër prej një muaji, ka firmosur një kontratë teatrale me “Speed-The-Plow” të David Mamet.

Në vend që të blinte një shtëpi të sajën, të cilën mund ta shijonte kur të donte, aktorja ka preferuar një suitë në një nga hotelet më luksoz në Angli. Sipas Sun, Lohan paguan një dhomë e cila kushton 51 mijë euro në muaj, dhe deri në momentin që spektakli teatral nuk do të nisë deri në shtator, nga tani e deri në fund të verës ajo do të duhet të paguajë vetëm për fjetjen plotë 138 mijë euro.

Nga ana tjetër, nuk është hera e parë që Lohan vendos të jetojë në nj hotel. Në vitin 2012 ajo ka kaluar një kohë të gjatë në Chateau Marmont në Los Angeles, por ka lënë një kujtim të shëmtuar pasi në fund të qëndrimit, nuk ka dashur të paguajë faturën e kripur prej 58 mijë euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat