Mashkulli ideal i Alessandra Amoroso

Mediale Vip

Mashkulli ideal i Alessandra Amoroso

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 16:41

Pak javë nga ndarja me të dashurin historik, Luca De Salvatore, dhe pas një flirti të presupozuar, Alessandra Amoroso ka treguar për revistën Grazia se cili është mashkulli i saj ideal. Sipas Amoroso, ai është sexy, i bukur dhe pak a shumë si Biagio Antonacci.

Ajo është vetëm 27 vjeç por ka rrëfyer se nëse arrin të takojë mashkullin ideal sipas përshkrimeve të saj, do të martohet pa e menduar dy herë. Ajo ka thënë se e ka ëndërr të përjetojë një histori dashurie si ajo e gjyshërve të saj, të cilët janë bashkë prej 68 vitesh edhe janë bashkëshortë prej 63 vitesh.

Dashuria është një nga ndjenjat më fisnike që e frymëzon herë pas here në jetë private dhe atë profesionale, ndaj edhe albumi i saj i fundit është titulluar “Amore puro”- “Dashuri e pastër”. Pavarësisht se ka kaluar një periudhë të vështire, tani është përsëri gati të nisë një jetë të re në pranin e njerëzve të dashur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat