Kate Upton: Nuk i ndërroj çdo javë djemtë

Mediale Vip

Kate Upton: Nuk i ndërroj çdo javë djemtë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 10:35

Në është për të gjykuar sipas tabloideve, supermodelja Kate Upton çdo javë ka një dashnor të ri.

Në intervistën për Vogue-n britanik, 29 vjeçarja Kate thotë se gënjeshtrat mediale e shpien në çmenduri.

"Kjo nuk ndikon tek unë, por e godet familjen time. Sapo lexojnë, ata të familjes më thërrasin dhe më pyesin në është çdo gjë në rregull”, thotë ajo dhe shton: “Nëna më fton, hidhërohet dhe më thotë se ka lexuar në gazeta se kam qenë në Las Vegas dhe se nuk kam mundur të shkoj në takimin familjar. Atëherë më duhet të arsyetohem dhe betohem se kam qenë në Evropë. Kjo është e tmerrshme! Nuk i ndërroj çdo javë djemtë”!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat